Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka folur rreth arsyes së rrëzimit të kulmit të ndërtesës së komunës së re.

Ai tha se ka kërkuar të bëhen fillimisht ekzaminime preliminare për të kuptuar pse ka ndodhur ky aksident si dhe ka folur për të lënduarën që pësoi nga ky aksident si dhe për gjendjen e saj shëndetësore.

“Këtë konferencë e kam ftuar si rezultat i para disa ditësh në kulmin e komunës së Prishtinës. E kam parë me rëndësi shumë të madhe që të marr një vlerësim preliminar rreth arsyes se përse ka ndodhur ky aksident, aksident ky që për fat të keq e ka lënduar një qytetare të Prishtinës, qytetare që tashmë gjendet në QKUK për fat të mirë gjendja e saj është stabile mirëpo ende është në rrezikshmërisë të lartë, jemi në kontakt çdo ditor me doktorin, po ashtu kam qenë në kontakt me familjen e pacientes dhe urojmë dhe shpresojmë që shëndeti i saj të përmirësohet”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit po ashtu tha se nuk është hera e parë që ky aksident ka ndodhur.

“Problemi me kulm ka qenë edhe më parë, pra ka ndodhur në vitin 2017”.

Rama përndryshe në këtë konferencë ka thirr që të jenë të pranishëm, dy ekspertë të fushës së arkitekturës, drejtorin e Sigurimit dhe Urgjencës si dhe zyrtarin e prokurorisë.

“Ekspertët Visar Geci, Gzim Kastrati i kam parë si neutral dhe profesionistë që veprojë jashtë komunës së Prishtinës për të analizuar dhe vlerësuar rrëzimin e kulmit të ndërtesës së komunës së re. Po ashtu edhe drejtori i Sigurimit dhe Urgjencës Lulzim Kushtica si dhe zyrtari i prokurorisë, Visar Shehu”, është shprehur Rama.

Ndërsa ekspertët, Kastrati dhe Geci kane deklaruar se aksidenti ka ndodhur pasi kulmi nuk është ndërtuar sipas standardeve.

“Kulmi ka rënë sepse nuk është i ndërtuar në bazë të standardeve”, thanë ekspertët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *