Viktor Osimhen është pritur dhe përshëndetur nga mijëra tifozë të Gallatasarait në Stamboll pas orës 3 të mëngjesit, teksa ai përfundon huazimin e tij nga Napoli, me një sërë klauzolash. Marrëveshja mes klubeve u bë brenda disa orësh pasi u mbyll afati kalimtari transferimeve në shumicën e tregjeve evropiane dhe ai ishte lënë jashtë skuadrës së Napolit.

Prandaj ai u lejua të largohej në huazim për një sezon falas, për sa kohë që Gallatasarai arrinte ta mbulonte pagën e tij prej 10 milionë eurosh. Megjithatë, gazeta turke “Fanatik” raporton se ekipi turk në fakt do të paguajë 8.8 milionë euro paga.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, gjeta një atmosferë të jashtëzakonshme. Unë dua të futem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Kam luajtur me Dries (Mertens), ai më ndihmoi shumë. Mezi pres të jem në fushë me të shënoj sa më shumë gola, t’i bëj tifozët e Galatasaray të thërrasin emrin tim,” tha Osimhen.

Reprezentuesi 25-vjeçar i Nigerisë këmbënguli gjithashtu për një klauzolë ‘pushimi të huazimit’ në janar për 10 klube të veçanta evropiane, ndërsa raportohet se Napoli ka rënë dakord të ulë klauzolën e lirimit nga 130 në 80 milionë euro nëse nuk e përfundojnë një shitje deri në qershor të 2025. Meqenëse kontrata e tij aktuale zgjat deri në qershor 2026, do të ketë gjithashtu një zgjatje automatike deri në qershor 2027 me të njëjtën pagë te Napoli.

Testet e tij mjekësore do të kryhen sot (e martë) në mëngjes, në kohë që ai të regjistrohet në skuadrën e Galatasarait për ndeshjet e Ligës Evropa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *