
Presidentja e RMV-së Gordana Siljanovska ia dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të partisë më të madhe maqedonase Hristijan Mickoski, raporton Alfax.
“Kryetari i VMRO DPMNE ka një mundësi serioze për të formuar qeveri. Me siguri besoj se hapi që po bëj dhe dhënia e mandatit për përbërjen e qeverisë është një hap real juridik dhe politik”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, përcjellë Alfax.
Tani mandatari në afat prej 20 ditësh duhet të paraqesë një program në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë, të cilën duhet ta zgjedhë Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Mickoski ka paralajmëruar se në Qeverinë e tij të ardhshme do të jetë koalicioni i partive shqiptare VLEN dhe partia e Maksim Dimitrievskit ZNAM. Alfax