Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi në një prononcim për Alsat thekson se është i vetëdijshëm për gjendjen katastrofike me kushtet e punës në Qendrën Logjistike të Postave në Shkup.

Kurtishi, thekson se ka plan për dalje nga kriza.

“Definitivisht, kemi planin të cilin e kemi plan afatgjatë, siç thash për dalje nga kriza. Në planin për dalje nga kriza ka qenë riorganizimi emergjent i brendshëm…Pikë e dytë kryesore është që ne ta kryejmë shërbimin ndaj qytetarëve, domethënë të mos kenë ndalesë në pranimin e letrave apo paketave ose porosive të tyre. Jemi duke u munduar maksimalisht, por të them të drejtën nuk varet gjithçka nga ne. Kemi edhe planin afatgjatë, mirëpo në plan afatgjatë janë të parapara më shumë pika që duhet ndjekur derisa të zbatohet, por e dimë se pa ndihmën e qeverisë, ne nuk mundemi”, tha Orhan Kurtishi, drejtor i Postës së Maqedonisë.

Kurtishi thotë se ka prioritet që të pastrohet lista e punëtorëve fiktivë, të cilët nuk vijnë në punë por marrin rrogë.

“Prioritet i imi është që të pastrohet lista e punëtorëve fiktivë që nuk vijnë në punë. Ka të tillë. Ende jemi duke i detektuar për shkak se jam në fillim të kësaj detyre dhe mendoj se më duhet pak a shumë kohë sa ta skenoj gjendjen 100%, ta shohim se çfarë do të ndodh. Nuk do të thotë se kemi me pas shkurtime në pjesën e punëtorëve, por mendoj se duhet një riorganizim i mirë i cili do t’i plotëson pozitat në të cilat kemi mungesë”, u shpreh Kurtishi..

Posta e Maqedonisë ndër vite punon me humbje, derisa qytetarët nuk janë të kënaqur me shërbimet e ofruara./ Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *