Gjykata e Lartë Administrative ka nxjerrë dy aktvendime që kundërshtojnë mbi 3000 akte të punësimit dhe ngritjes në detyrë, si dhe për lëshimet e pëlqimeve për punësim për të gjitha bazat në sektorin publik, pa pasur nënshkrim detyrues të ministrit të financave dhe zëvendësministres së financave, të cilët janë bërë në periudhën nga formimi i qeverisë teknike deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve. Kështu njoftoi sot zëvendësministrja e financave Elena Petrova.

Bëhet fjalë për 36 punësime me afat të caktuar, dy punësime me afat të pacaktuar dhe tre për ngritje në detyrë në Ministrinë e Financave, si dhe janë dhënë pëlqime për të gjithë sektorin publik për punësimin e 1200 personave me afat të pacaktuar, 448 me afat të caktuar, për 1227 kontrata pune dhe për 99 gradime ose ngritje në detyrë.

Sipas zëvendësministres, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, duhet të riprocedojë dhe të shqyrtojë çdo rast punësimi individualisht dhe të marrë vendim. Kjo do të thotë se Ministria e Financave duhet t’i dorozojë të gjitha rastet konkrete në KSHZ.

Elena Petrova, zëvendësministre e financave

“Vendimet e ministrit të Financave dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Financave janë të paligjshme në lidhje me vendimet për punësim dhe ngritjen në detyrë në Ministrinë e Finaincave, si dhe vendimet e Ministrit të Financave për dhënien e pëlqimieve për punësim ne sketorin publik, të gjitha të bëra pas krijimit të qeverisë kalimtare për organizimin e zgjedhjeve. Kjo është e vërtetuar me vendimet e gjykatës”

Me një aktvendim, shton më tej Petrova, është anuluar vendimi i KSHZ-së sipas të cilit aktet për punësim dhe avancim në Ministrinë e Financave nuk është dashur të nënshkruhen me nënshkrime të ministrit të Financave dhe zëvendësministres. Me aktvendimin tjetër për anulimin e vendimit te KSHZ-së, është vërtetuar se pas formimit të qeverisë teknike, ministri i Financave, në mënyrë të kundërligjshme i ka nënshkruar të gjitha pëlqimet për punësim në sektorin publik, për një afat të pacaktuar.

Elena Petrova, zëvendësministre e Financave

“Me anulimin e vendimeve të KSHZ-së, të gjitha aktet e përmendura lidhur me punësimet në Ministri, të cilat nuk janë nënshkruar nga ministri dhe zëvendësministrja nuk prodhojnë efekt juridik. E njëjta gjë vlen edhe për pëlqimet e dhëna për punësim për të gjitha bazat në sektorin publik, si dhe për procedurat e nisura në bazë të atyre pëlqimeve”.

Nënshkrimi për punësime, siç tha zëvendësministrja, synon të garantojë se kompetencat diskrecioanle të ministrit nuk mund të zbatohen për arrtijen e qëllimeve politike, dhe i njëjti vlen për të parandaluar manipulimin e vullnetit elektoral të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *