Ish-deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke e lidhur largimin e tij të mundshëm nga koalicioni VLEN me një marrëveshje të fshehtë me BDI-në.

Përmes një statusi në Facebook, Ibrahimi ka thënë se deklarata e Taravarit për pjesëmarrje të vetme në zgjedhjet lokale është dëshmi e qartë e planit për koalicion me BDI-në.

“Në momentin që deklarojnë se: do të shkojmë të vetëm në zgjedhje, qytetari më e ka kuptuar 100%, se ato shkojnë në koalicion me BDI-në!”, shkruan Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *