Fëmijët në Gaza po përballen me një situatë katastrofike, pasi prindërit e tyre nuk kanë zgjidhje tjetër përveçe t’u japin atyre ujë të kripur, sipas UNICEF-it. Zëdhënësi i organizatës për fëmijë, Toby Fricker, tha për BBC News se mungesat që ekzistonin në Gaza, janë rritur në një nivel tjetër.

“Një nga anëtarët e stafit tonë, ajo ka një katërvjeçare, një shtatëvjeçare dhe thjesht po përpiqet t’i mbajë vajzat të sigurta, t’i mbajë ato gjallë. Ajo tregoi dhe se si fëmijët po pinin vetëm ujë të kripur, ndërkohë që vajza e saj e kishte pyetur: Mama, pse nuk mund ta kem ujin normal që kishim në ditët e zakonshme?”

I pyetur për furnizimet me ndihma që tani kanë mundur të hyjnë në Gaza, Fricker tha: Ka pasur furnizime, por janë jashtëzakonisht minimale. Për nevojat e jashtëzakonshme në terren që kemi, duhet të ketë shumë, shumë, shumë më tepër.

Fricker bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe rritje të ndihmave në Gaza në baza të qëndrueshme.

“Ajo që ne po shohim tani është se fëmijët po vriten, fëmijët po plagosen, sakatohen. Dhe kjo është gjëja numër një – të mbroni jetën e fëmijëve dhe t’i mbani fëmijët gjallë”, tha ai./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *