Tarik Jasarevic, një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka thënë për Al Jazeera se “bombardimet e pamëshirshme” i kanë shtyrë civilët palestinezë më në jug, ndërsa ndihma mjekësore mbetet e paarritshme mes kufizimeve dhe luftimeve izraelite.

“Shumë spitale nuk janë duke punuar, nuk ka staf të specializuar, nuk ka ilaçe dhe në shumë raste është thjesht e pamundur të arrihet në spitale sepse rrugët janë të dëmtuara, sepse ka pasiguri,” tha Jasarevic.

“Vetëm 14 nga 36 spitalet në Gaza funksionojnë në nivel minimal. Por ishte vërtet e vështirë për të arritur atje. Shumë herë misioneve tona nuk u është dhënë leje sigurie për të shkuar atje. Kishte vonesa në postblloqe dhe ishte e pamundur të arrije spitalet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *