Kryetari i Kuvendit ka pritur në vizitë nxënësit e shkollës fillore “5 Tetori” në Nikushtak. Së bashku me mësuesit e tyre, ata kishin mundësinë të njihen me punën e kryetarit të Parlamentit dhe objektin ku merren vendime të rëndësishme për qytetarët.
“Një ditë pozitive me vizitën e nxënësve nga shkolla fillore “5 Tetori” të fshatit Nikushtak. Entuziazmi i tyre është shpresëdhënës për të ardhmen dhe frymëzues për angazhimin tonë. U dëshirova suksese në mësime dhe i porosita që mbi të gjitha, suksesi më i madh në jetë është të mbeten njerëz të mirë dhe me integritet”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.
    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *