Shqiptarët mund të bëhen bashkë. Këtë po e dëshmon më së miri nisma e Afrim Gashit, kreut të Alternativës, në Maqedoninë e Veriut, i cili jo vetëm ka mbledhur në një koalicion katër parti shqiptare por kanë krijuar gjasa reale që të kenë Presidentin e parë shqiptar.
Në një intervistë në emisionin Libero me Resul Sinanin ai tregon se tash e një vitë e gjysmë preokupim kryesor e kishte bashkimin e shqiptarëve.

“Nuk kisha dasht ta marr meritën e këtij procesi, por vërtetë qe një vit e gjysmë, nëse ka dicka me të cilën shkoj të fle e të zgjohem në mëngjes është idea se si të bëhemi bashkë. Jetojmë ende me një shtet multi etnik me një palë maqendonase që është sllave, me dallime shumë të mëdhaja edhe kombëtare edhe etnike e dallime tjera, andaj realizimi i qështjes kombëtare tek ne nuk është qështje e lehtë. Sa më shumë që shkapërderdheni, sa më shumë që jeni të ndarë iu bije fuqia politike dhe iu bie mundësia që ti realizoni ato qëllime”, thotë Gashi.

Sipas tij, ideja është që kesaj radhe politikanët shqiptar duhet ta tejkalojnë vetveten.

“Ka pasur plotë probleme mes neve si parti politike, si lider, si gjithandej por është me rëndsi njeriu ta tejkaloj vetëveten. Hapin e parë që e kam bërë, e kam bërë duke ia shtrirë dorën, Bilall Kasamit me të cilin kemi qenë me një parti e pastaj jemi ndarë. Kur filloi ai process u inkurajua edhe Izet Megjiti, i Lëvizjes Demokratike, i cili bëri një parti e u shkëput nga BDI-ja. Tash së fundmi edhe Arben Taravari iu bashkua kësaj lëvizje për bashkim dhe sot kjo është krijuar një frymë gjithë popullore të shqiptarëve”.
Pavaarëisht suksesit në zgjedhje, edhe pse është i bindur se do të kenë shumë sukses, më i lumtur duket për arritjen e bashkimit të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *