
Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M i pyetur rreth ndryshimit të shpeshtë të ekipit negociues të ASH-së, deklaroi se nuk sheh tendencë, porse mund që të jetë çështje teknike e Aleancës për shqiptarët.
“ Unë dua të gjykoj se kjo nuk bëhet me tendencë. Por, është ndoshta për shkaqe teknike për shkak të mungesës së kohës të njerëzve të cilët janë të caktuar. Sigurisht që nuk është mirë që të ndërrohen personat të cilët marrin pjesë në negociata, për shkak se kjo e dëmton vet procesin, porse ajo çështje është që duhet ta vendos vet Aleanca për shqiptarët”, deklaroi Ibrahimi.