Gazetar: Miki Trajkovski
Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, 16 rastet aktive, të ngritura kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka të ngjarë të vjetrohen, do të thotë Merko nuk do të mbajë përgjegjësi për shpërdorimin e detyrës thotë për Alsat, avokati, Ardian Demiri. Sipas tij, e gjithë kjo vë në pikëpyetje angazhimin e të gjithë faktorëve, që duan të kontribuojnë në sundimin e ligjit në vend. Demiri shton se Merko përfundimisht mund të mbajë përgjegjësi vetëm për veprat e shpërdorimit të detyrës të kryera pas vitit 2018, nëse sistemi funksionon.
Prokuroria Publike nuk ka saktësuar nëse lëndët e Merkos, janë të vjetruara.
“Rastet i referohen veprave në periudha të ndryshme kohore, në çdo rast individualisht, në varësi të rrethanave specifike, prokurorët publikë kompetentë zbatojnë të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë ndryshimet më të fundit në Kodin Penal”, thonë nga Prokuroria.
Procedurat kundër Merkos nuk u intensifikuan edhe pasi ai u vendos në listën e zezë të SHBA-së – megjithëse kanë kaluar 4 muaj që nga atëherë.
“Në vendin tonë, kryetarët e komunave janë “arinj polarë”. Zgjidhje tjetër nuk mund të gjendet, përveçse kur dënohet me burgim mbi 6 muaj”, u shpreh Vllado Çingoski – avokat.
Ky është mandati i katërt i Merkos, si kryetar i komunës së Strugës. /Alsat.mk