
Ka rregulla se në cilat hapësira mund të lëvizin të burgosurit. Ndonëse një pjesë e Idrizovës ka trajtimin e burgut gjysmë të hapur, megjithatë në atë pjesë, sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe sipas rregullave për rendin shtëpiak të burgut, trasetë nëpër të cilat mund të lëvizin të burgosurit janë përcaktuar rreptësisht. Në pjesën e video survejimit i burgosuri nuk mund të ketë akses në asnjë rrethanë, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi në intervistën e sotme të Top Tema në TV Telma, informon PRESSonline.al
“Së pari si lokacion dhe së dyti për faktin se aty është hapësira në të cilën mbahen aparaturat që përdoren për të bërë video inçizime, pra aty ndodhet trajtimi i regjistrimeve nga videokamerat. Së dyti, momenti kur të burgosurit kapin kamerat, kapin kamerat e tjera duke u ngjitur dhe e ridrejtojnë, ndodh në fillim të aksionit. Të gjitha ato ngjarje dhe fakti që një i burgosur mund të ketë akses në një dhomë ku mbahen ato pajisje, komprometon regjistrimet video dhe me një dozë rezervë mund t’i konsiderojmë si prova të vlefshme për të treguar situatën reale dhe në përputhje me rrethanat të nxjerrim përfundimet e duhura për veprim dhe teprime të mundshme në kompetencat e pjesëtarëve të MPB-së”, tha Ziberi, përcjell PRESSonline.al
Kjo, siç theksoi ai, flet për gjendjen përgjithësisht të keqe në të cilën ndodhet i gjithë sistemi i burgjeve – të gjitha burgjet, institucionet penitenciare dhe korrektuese, me theks të veçantë për gjendjen në të cilën ndodhet burgu “Idrizovë”, thotë Ziberi.
“Kur mund të na ndodhin skena dhe ngjarje të tilla të pakëndshme, ku 80 të burgosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe sipas MPB-së, ka pasur edhe të lënduar nga stafi i tyre, sigurisht që është alarm për atë që po ndodh në burgjet tona. Por edhe kujdes se çfarë ndodh në pjesët e tjera, veçanërisht në pjesën e mbyllur ku vendosen personat që vuajnë dënime më të gjata me burg për krime më të rënda. Të mos flasim për krahun e nëntë, ku strehohen personat që janë dënuar me burgim të përjetshëm”, theksoi Ziberi, përcjell PRESSonline.al
Incidenti i fundit, sipas tij, nuk është i rastësishëm.
“Indikacionet tona për gjendjen në burgun “Idrizovë” dhe në institucionet tjera ku mbahen persona të cilët kanë kryer vepra penale para ligjit, na janë vërtetuar përmes praktikës. Dhe jo rastësisht, para tre muajsh qeveria u detyrua të shpallë gjendjen e krizës në “Idrizovë”, e cila duhet të përfundojë për tre-katër ditë dhe do të duhet të zgjatet për të tretën herë.