–Ky lajm nuk është i vërtet, nuk mund as ta komentoj, as ta pohoj, nëse në të ardhmen ka rast të tillë, atëherë mbetet ta flasim, tha mes tjerash ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani në Daily Click në TV21 në lidhje me njoftimin për ridestinim të mjeteve financiare për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”. Murtezani thotë se kjo rrugë është pjesë e programit të qeverisë, dhe se me propozim të VLEN-it është marrë përsipër që kjo rrugë të bëhet.

“Informacionin që e kam unë është se nuk është folur as në takimin me kryetaren e Shkupit as në ndonjë seancë të qeverisë. Pse zonja Arsovska futet në këso aventura, t’u jep kështu… të shprehem me termet e futbollit, penalti të shkurtra Frontit Europian, është për shkak të matematikave të saj në Këshillin e Qytetit të Shkupit, për shkak se në këshilltarët e Frontit sheh si ajo fija e kashtës, për t’u kapur për të shpëtuar”, deklaroi Murtezani./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *