
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, ka marrë pjesë në në konferencën për përdorimin e IPA fondeve dhe projekteve të Bashkimit Evropian në Turqi.
“Përvojat e partnerëve tanë janë frymëzim i rëndësishëm për efektivitetin e rritur në përdorimin e fondeve në Maqedoninë e Veriut. Ky është prioritet i përpjekjeve tona për progres më të shpejtë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar urtezani në Facebook.