Orhan Murtezani, Ministër për çështje evropiane në INTERVISTËN e ditës për Alsat deklaroi se si VLEN vendosën një kusht prej gjashtë muajsh për ndryshimet kushtetuese, nëse duan që të bëhen pjesë e qeverisë.
Ai shprehet se është duke punuar konkretisht në atë drejtim që të gjendet një zgjidhje potenciale rreth kësaj teme në afatin e vendosur si kushtë.
“ Ai ka qenë një prej kushteve gjatë formimit të qeverisë. Dhe ne, për ti dhënë një dinamikë shtesë procesit integrues, por edhe për ta pas prioritet kryesor të qeverisë integrimin e vendit në BE kemi insistuar në një periudhë gjashtëmujore për të gjetur zgjidhje. Tani që e shohim, sidomos unë që jam pjesë e të gjitha mekanizmave dhe tentativave për të gjetur zgjidhje ne mendojmë që aktualisht po shkojmë drejt një zgjidhje dhe jemi shumë optimist që brenda këtij gjashtëmujorshi të parë mund të kemi ndonjë zgjidhje potenciale.”,deklaroi midis tjerash Murtezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *