
Orhan Murtezani, ministër i çështjeve evropiane në një intervistë “Dialog te Lajmi” për Lajm TV ka folur edhe rreth lajmit të kalimit të 50 aktivistëve të VLEN-it në BDI.
Sipas ministrit Murtezani, kjo nuk është e saktë, pasi që nëse ato emra që përmenden si aktivist të VLEN-it i analizojmë mirë, të gjithë dalin kryetar nëndegësh të BDI-së të cilët më vite kanë qenë pjesë e BDI-së.
Murtezani theksoi se cdo ditë ka anëtarë të BDI-së që anëtarësohen tek ne, por kjo nuk d.m.th. që ne t`i zhvendosim agjendat tona për të bërë tubime partiake me fotografi.
“ Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë përderisa vija në intervistë te ju pata mundësi ti shoh nëpër rrjetet sociale shpjegimet me fakte se një pjesë shumë e madhe e personave që janë në listë madje janë kryetar nëndegësh të BDI-së. Mjafton të futeni nëpër profilet e tyre në fejsbuk dhe do të shihni në vazhdimësi me vite fotografi edhe me Bujar Osmanin edhe me Blerim Bexhetin, edhe me eksponentë të caktuar të BDI-së. Pakënaqësi gjithandej mund të ketë, por çdo ditë ka edhe shumë anëtarë të BDI-së që vijnë tek ne. Por, po të merremi ne me ato, duhet t`i zhvendosim të gjitha agjendat edhe të bëjmë vetëm tubime edhe fotografime ja cilën degë të BDI-së sa kanë ardhur. Kjo tregon gjendjen e mjerueshme, të cilën e tha profesori, në të cilën ndodhet BDI-ja, e cila mundohet të bëjë agjendë duke thënë se në filan fshatin një aktivist i VLEN-it ka kaluar në BDI. Kjo është derexheja në të cilën ka mbërri BDI-ja”, deklaroi Murtezani.