Edhe pse nga KF Shkëndija thonë se nuk ka pasur vendim nga delegati për dëbimin e Ballistëve nga tribuna në ndeshjen Shkëndija dhe Brera, por siç thonë, për këtë ka vendosur policia, këtë e mohon MPB-ja. Në një përgjigje me shkrim për TV21, MPB thotë se, delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur gjë që këta të fundit refuzuan dhe u larguan vetë, pa ndërhyrjen e policisë.

“Ju njoftojmë se policia nuk ka marrë vendim për largimin e tifozëve mysafirë “Ballistët” nga tribunat. Konkretisht, pasi delegati kërkoi që tifozët të hiqnin flamurin e vendosur, sepse me vendosjen e tij kanë kryer një shkelje sipas nenit 3, paragrafi 1, alineja 3 e Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme në ndeshjet sportive, tifozët e refuzuan këtë kërkesë dhe më pas u larguan vetë nga vendi, pa ndërhyrjen e policisë, ndërsa një grup më i vogël tifozësh mbeti për të ndjekur ndeshjen”, thonë nga MPB-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *