Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani nga Brukseli ka deklaruar se rruga e vendit për në BE është e gjatë, por se vendi meriton të jetë pjesë e familjes evropiane.
“Rruga jonë për në BE është e gjatë dhe Maqedonia e Veriut meriton ta vazhdojë dhe të jetë pjesë e familjes evropiane.
Në takimin e sotëm me Kaja Kallas, Zëvendëskryetare e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, diskutuam për interesat e përbashkëta dhe mbështetjen në përcaktimin tonë strategjik”, ka shkruar Murtezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *