Kryeministri Hristijan Mickoski tha se posedon sms porosi në të cilat qartë shihet se si eksponentë të BDI-së e lusin të hyjnë në Qeveri me gjysmën e funksioneve që i ka VLEN.

“Më dërgojnë sms porosi se atë që e ka VLEN, partneri ynë i koalicionit në Qeveri, gjysma është mjaftueshëm për BDI-në vetëm që të hyjë në Qeveri. Nëse doni ju tregoj edhe sms porosi të tilla. Kjo Qeveri është Qeveri që do ta kthejë dinjitetin dhe legjitimitetin e shtetit. Është shtet edhe i maqedonasve, edhe i shqiptarëve, edhe serbëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve”, deklaroi Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *