Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin “360 Shkallë”, foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg.
“Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka njerëz që janë në burg. Ajo që, bazuar në një informacion të supozuar të marrë nga një informator, ishte përgatitur një shënim që më pas, sipas procedurës së agjencisë, shërbente si alibi që të mundet në mënyrë institucionale të ndiqet dhe theksoi se nuk është në rregull dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti që MPB nuk ishte informuar. Bazuar në atë që arrita të shoh dhe dëgjoj nga njerëzit me të cilët komunikoj, e që janë të punësuar në agjencitë që merren me sigurinë, mund të konkludoj se bëhet fjalë për një procedurë të brendshme ku shfrytëzohen resurset e këtyre agjencive, të cilat zakonisht veprojnë bazuar në informacionet e marra, pa pasur prova materiale”, theksoi Mickoski në intervistën për “360 gradë”.