
Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar dy drejtorë që vijnë nga radhët e ASH-së.
Mësohet se është shkarkuar drejtoresha e Postave të Maqedonisë Bujare Abazi si dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Gazmend Abdija.
Ndryshe Bujare Abazi është edhe nënkryetare e ASH-së që vjen nga dega e Shkupit, ndërsa në mosmarrëveshjet e fundit në parti, ajo ka qëndruar në krah të kryetarit Arben Taravari.