
Kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski paralajmëroi rikonstruksione të Spitalit Ushtarak “8 Shtatori” dhe Aeroportit në Ohër “Shën Apostull Pavle”, projekt që kap vlerë të përgjithshme prej 14,7 milionë eurove.Projekti për spitalin prite të përfundojë për 8 muaj, do të kushtojë rreth 12 milionë euro, ndërsa për aeroportin 2.7 milionë euro.
“Shëndetësia, duhet të theksoj, ishte një nga fushat më të neglizhuara, ku neglizhenca e vazhdueshme nga qeveria e kaluar çoi në degradimin e mëtejshëm të spitaleve dhe kapaciteteve tashmë të amortizuara. Këtu dua të shpreh mirënjohje për një pjesë të madhe të stafit të përkushtuar shëndetësor, i cili, edhe në kushte të tilla, vazhdoi të punojë me përkushtim dhe pavarësisht kushteve nën standard dha maksimumin e tij”, theksoi Mickoski.