Në këto fotografi janë të ilustruara nevojat esenciale me të cilat përballet fshati Llojan i komunës së Likovës.
Për vite me radhë premtime për ndërtim të rrugëve, kanalizimit e ujësjellësit, megjithatë sot e kësaj dite, ende këto premtime nuk janë realizuar.
Banorët e fshatit ankohen se janë lënë në harresë nga ana e pushteti, si ai lokal edhe ai qendror.
Ata ankohen edhe për mos pastrimin e mbeturinave në fshat.
Sipas tyre, ndërmarrja përgjegjëse “Pishat” nuk vjen për ta kryer obligimin për të cilin edhe paguhet. Pos kësaj në fshat mungojnë edhe shportat e mbeturinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *