E Majta njoftoi se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kreut të Kuvendit Afrim Gashi për mosveprim në lidhje me Ligjin për Branitellat, shkruan Alsat.

Sipas tyre, Rregullorja e detyron Gashin si kryetar i Kuvendit të thirr seancë në rast se këtë nuk e bën kryetarja e komisionit për çështje sociale.

“Partia politike E Majta ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak të bllokimit të ligjit për branitellat. Siç e dini ligji i branitellave ka ngecur në procedurë parlamentare që kur kryetari i komisionit amë vendosi të mos thërrasë seancë, në situatë të këtillë detyrë e kryetarit të Kuvendit është ta zhbllokojë procedurën ligjore, respektivisht sipas nenit 126 paragrafit 3 të Rregullores kryetari i Kuvendit është ai që duhet ta thërrasë komisionin dhe të emërojë anëtar i cili do e udhëheqë seancën e atij komisioni. Por, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi që para një muaji më 16 shtator deklaroi për mediat se ai nuk e ka ndërmend ta zhbllokojë ligjin e branitellave dhe se nuk ka ndërmend të thërrasë seancë”, tha Sashko Jançev, E Majta./ Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *