Letërnjoftimet, afati i të cilave nuk ka skaduar, do të vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12.02.2024, kumtuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB-ja si ministri resore, kompetente për nxjerrjen e dokumenteve personale, njofton se Ligji për letërnjoftim nuk ka ndryshuar.

“Për këtë qëllim, i informojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se letërnjoftimet me emrin e shtetit ‘REPUBLIKA E MAQEDONISË’, të cilat ende vlejnë, respektivisht afati i të cilave nuk ka skaduar, vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12 shkurtit 2024”, kumtuan nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *