Në emisionin “Public Square” të Ditmir Bushatit, ku ishte i ftuar, Kryetari i Parlamentit të RMV-së, Afrim Gashi, theksoi se faktori shqiptar ka qenë shumë i nënvlerësuar. Ai mori shembull vitin 2014, kur BDI-ja kishte 20 deputetë dhe ishte në koalicion me VMRO-në, por nuk arriti të siguronte postin e kryetarit të parlamentit. Ndërkohë, në vitin 2016, kur në zgjedhje mori pjesë Lëvizja Besa dhe një tjetër koalicion shqiptar, megjithëse numri i deputetëve shqiptarë u ul, u arrit një forcë politike e shqiptarëve, duke çuar për herë të parë në vendosjen e një shqiptari si kryetar parlamenti në vitin 2017.

Gashi gjithashtu kujtoi se edhe në vitet ’90, kur LSDM-ja kishte pushtet më të madh, ishte një periudhë e vështirë për shqiptarët. Ai përmendi procese të montuara dhe ngjarje tragjike, si vrasje gjatë përpjekjes për hapjen e Universitetit të Tetovës, rastin e Gostivarit në vitin 1997 dhe rastin e Bitpazarit, ku pati viktima mes fëmijëve dhe qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *