Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mirëpriti në takim Kryesuesin e OSBE-së, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Sh.T. Ian Borg, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut së bashku me delegacionin e tij. Gjatë këtij takimi, Gashi theksoi angazhimin e Kuvendit për mbështetjen e vazhdueshme të misioneve të OSBE-së, përfshirë monitorimin e zgjedhjeve dhe organizimin e sesioneve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Të dyja palët konfirmuan përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha si siguria, reformat, pavarësia parlamentare, barazia gjinore dhe politikat për të rinjtë, duke nënvizuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *