Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, së bashku me Kryetarin e Partisë Alternatives, Zeqirija Ibrahimi, vizituan sot Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të bisedojnë drejtpërdrejt me qytetarët dhe esnafët e zonës, duke dëgjuar me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre.

Në një status ne Faceboook, Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e një qasjeje të hapur dhe dialogut të vazhdueshëm me komunitetin. Ai u shpreh: “Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar nga afër mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe biznesesve të Çarshisë së Vjetër. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë në adresimin e shqetësimeve të tyre dhe në mbështetje të zhvillimit të këtij vendi të rëndësishëm historik dhe kulturor.

Vizita e sotme e Kryetarit Gashi dhe Kryetarit Ibrahimi në Çarshinë e Vjetër është një reflektim i angazhimit të tyre për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit. Ata theksuan rëndësinë e mbështetjes së bizneseve lokale dhe forcimit të lidhjeve me komunitetin për të kontribuar në një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *