Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sot, së bashku me liderët e koalicionit VLEN dhe ministrat e qeverisë, kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani.

Gjatë këtij takimi, Ibrahimi dhe liderët e tjerë të koalicionit VLEN e përgëzuan ambasadorin Meidani për arritjen historike të Shqipërisë, duke theksuar se kjo është një burim krenarie për të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe ata të Maqedonisë së Veriut.

“Urime Shqipëri! 🇦🇱” – përfundon postimi i Ibrahimit.

Takimi shërbeu si një shenjë e solidaritetit dhe lidhjeve të forta mes shqiptarëve të të dyja vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *