Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me Nikolla Camaj, nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, me të cilin kanë diskutuar sfidat e përbashkëta për integrimin në BE dhe nevojën për reforma të vazhdueshme.

“Theksuam angazhimet tona për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në forma dhe nivele të ndryshme, dhe u pajtuam që kjo do të kontribuonte në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE dhe në avancimin e standardeve evropiane të të dyja vendeve.
Takimin e realizuam në kuadër të Samitit të Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që po zhvillohet në Riga, bashkë me shumë takime të tjera që forcojnë marrëdhëniet tona me vende të ndryshme”, ka shkruar Gashi në Facebook.

   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *