Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka realizuar një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë.
“Diskutuam për marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike, të cilat paraqesin një bazë e fortë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik.
Identifikuam sfidat që na pengojnë në tërheqjen e investimeve dhe hapat e nevojshëm për të lehtësuar investitorët. Shpreha gatishmërinë e plotë për të mbështetur intensifikimin e bashkëpunimit dhe për të vendosur hapa konkretë në këtë drejtim”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *