Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar pas tragjedisë në SHBA, ku humbën jetën shumë persona në përplasjen tragjike të një avioni dhe helikopteri.
“Jam thellësisht i tronditur nga tragjedia në Washington DC, ku humbën jetën shumë persona, përfshirë pasagjerë dhe ushtarë të pranishëm në përplasjen tragjike të një avioni dhe helikopteri.
Në këto momente të vështira, në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të prekurve nga kjo tregjedi, si dhe solidaritetin me popullin dhe shtetin amerikan. Lutemi për shpëtimin e jetëve, ndërsa mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë ata që po përjetojnë këtë vuajte”, ka shkruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *