Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se nuk do të kërkojë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pasi deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki, e nisi pyetjen nga foltorja e Kuvendit.

“Performanca e Ministrisë së Punëve të Brendshme është në nivelin më të lartë në fushën e përballjes me kriminalitetin, në fushën e parandalimit të migracionit të paligjshëm, në fushën e investimeve në objekte, pajisje në Ministrinë e Brendshme.

Të gjitha shifrat janë të disponueshme për publikun për sa i përket identifikimit të ndikimeve kriminale në shtet të të gjitha llojeve, të cilat janë në një nivel shumë më të lartë se sa në vitet e mëparshme. Ballafaqimi me lloje të ndryshme të krimit është gjithashtu në nivel të lartë dhe kjo është dëshmi se është një ministër dhe ekipi i tij që punojnë në nivel profesional”, tha Kovaçevski.

Deputeti Kovaçki tha se të shtënat janë bërë të përditshme, ndërsa MPB nuk ka ndriçuar 20 vrasje në Shkup gjatë mandatit të Spasovskit.

“Policia për të disatën herë nuk ka vepruar në mënyrë parandaluese dhe nuk ka reaguar ndaj njoftimeve për vrasjen në rrjetet sociale”, tha Kovaçki./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *