Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i nisur me 5 prill, do të përfundojë sot. Përveç regjistrimit të popullsisë, gjatë më shumë se një muaji janë regjistruar edhe ekonomitë familjare dhe banesat.
Rezultatet preliminare të këtij procesi të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.
Sipas ASK-së, deri në javën e fundit janë regjistruar mbi 1 milione e 420 mijë qytetarë.





















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































