
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka votuar pro që në rend ditë në seancën e rregullt të futet votimi i Rezolutës për Policinë e Kosovës, ndërsa kundër kanë votuar deputetët e VV-së.
Konjufca tha se 70 deputetë kanë marr pjesë, 32 kanë votuar për plotësimin e rendit të ditës dhe 38 kanë abstenuar.Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se duke marr parasysh që në seancë janë kthyer deputet e VV-së, ka kuorum të votohet Rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
“Duke parë që në seancë kanë ardhur edhe deputet e VV-së të vendoset si pikë e rendit të ditës edhe votimi i projekt rezolutës për Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”, tha ai.