
Partitë politike në vend tani më po bëjnë përllogaritjet e fundit se kë do të nxjerrin bartës liste për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Në BDI gara është e ngushtë po thuajse për çdo njësi zgjedhore, ku, sipas informacioneve ka përplasje të ashpër ndërmjet “gardës së vjetër” dhe figurave të reja të partisë.
Nga burime brendapartiake mësojmë se Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi po kërkojnë që të jenë bartës në njësinë zgjedhore numër 1, respektivisht 5.
Burimi thotë se Bexheti dhe Xhaferi i kanë thënë Ali Ahmetit se tani është koha që ai t’ua kthejë borxhin këtyre të dyve ngase, siç dihet ata ishin pjesë e “Grupit të Zjarrit” e që ja kthyen shpinën Izet Mexhitit dhe e lanë të vetëm.