Koalicioni VLEN ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme është takuar Trupi Operativ i kryesisë së koalicionit.
Siç mund të shihet në këtë takim kanë marrë pjesë krerët e partive të cilët e përbëjnë koalicionin VLEN.
“Mbrëmë u mbajt takimi i Trupit Operativ të Kryesisë së Koalicionit VLEN, ku u diskutua për aktualitetin politik dhe koordinimet e rregullta për punët e Qeverisë dhe Kuvendit. Shqiptarët po përfaqësohen denjësisht”, qëndron në njoftimin e VLEN-it.