Mbrëmë në Gostivar është mbajtur Konventa Promovuese e kandidatit për president nga VLEN, Arben Taravari.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në këtë konventë ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale janë referendum historik dhe politik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu Kasami ka deklaruar se koalicioni VLEN është koalicion i fitores së sigurtë, i cili do ta sjellë ndryshimin tek shqiptarët.

“Sot edhe ne, me Besë, besa-besë, jemi të bashkuar në koalicionin VLEN. VLEN është koalicioni i fitores së sigurtë. Fitorja jonë është historike sepse për herë të parë ne do të sjellim ndryshimin për shqiptarët në Maqedoni.” – ka deklaruar Kasami.

Kasami: ndryshimi politik shihet në sytë e çdo shqiptari

Kasami tha se kryefjala e VLEN është nderi dhe puna.

Me këto fjalë, lideri i Besës, Bilall Kasami pjesë e koalicionit opozitar VLEN ka paralajmëruar fitoren në zgjedhjet e majit.

“Ne jemi të bindur se rezultati i zgjedhjeve presidenciale do të jetë një referendum paraprak për zgjedhjet parlamentare. Për ndryshimin e madh politik që po shihet në sy të çdo shqiptari kudo që shkojmë dhe i takojmë”, tha Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *