Mysafir në emisionin e parë “Intervista te Lideri” në Lideri Tv dhe portalin Lideri.mk, ishte kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
Në rekapitulimin e bërë për katër muajt e pjesëmarrjes së koalicionit VLEN në Qeveri, Ibrahimi thotë se brenda kësaj kohe janë bë hapa gjigantë, që nuk janë bë dy dekada nga partitë paraardhëse shqiptare në pushtet.
“Gjykoj se u kur e shtrojmë këtë çështje nëse jemi të kënaqur, ose jemi të zhgënjyer, gjithnjë kjo e kërkon edhe një kontekst në të cilën është zhvilluar kjo dinamikë dhe e kërkon një kornizë kohore brenda së cilës është zhvilluar.
Në kuadër të kësaj, në qoftë se ne gjykojmë për këtë katër mujor sa jemi në qeveri, i bie se jemi të kënaqur për shkak se janë bë disa hapa që për neve janë hapa gjigantë, që subjektet tjera që kanë qenë në qeverisjen e kaluar nuk kanë arritur t’i bëjnë as për dy dekada pjesëmarrje në pushtet.

Andaj në qoftë se i referohemi asaj thënies së bukur shqipe se dita e mirë shihet në mëngjes, unë mund të ju them se ky katërmujor i pjesëmarrjes së koalicionit VLEN në qeveri, ka qenë i vlefshëm i rëndësishëm dhe i suksesshëm”, deklaroi mes tjerash Ibrahimi në emisionin “Intervista te Lideri” në portalin Lideri.mk.
Në këtë intervistë, të cilën të plotë do ta publikojmë gjatë ditës së nesërme, Ibrahimi flet edhe për çështjet tjera aktuale politike, si në nivel shtetëror, në nivel të Qeverisë, por edhe në nivel të koalicionit VLEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *