Opozita shqiptare i ka tre kushte për ndryshimet kushtetuese: futjen e bullgarëve në kushtetutë, heqjen e 20%-shit për gjuhën shqipe dhe luftën kundër korrupsionit. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin “10 minuta” në TV21.

“Gjithsesi se jemi për ndryshimet kushtetuese, por në këto ndryshime duhet të futen edhe dy pika të tjera, ato janë heqja e emërtimit “20%” për gjuhën shqipe dhe pranimi i amendamentit për mosvjetërimin e lëndëve të korrupsionit politik”, tha Ibrahimi.

Ai pyeti se “cili është ai shqiptar që pajtohet se futja e bullgarëve në Kushtetutë është më e rëndësishme sesa heqja e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe?”

Ibrahimi tha se është absurde t’u thuhet shqiptarëve të presin akoma për çështjen e gjuhës shqipe, kur veçmë po hapet Kushtetuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *