Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, tha se deputetët e koalicionit, Lidhja Europiane për Ndryshim nuk kanë votuar për Talat Xhaferin , ngase ata në fund të dhjetorit kanë njoftuar se do ta bojkotojnë punën e kuvendit, pikërisht për shkak se Xhaferi i ndihmuar edhe nga pjesa tjetër e deputetëve të LSDM-së dhe të BDI-së e kanë sabotuar në mënyrë të vazhdueshme që opozita shqiptare ta marrë anëtarin e saj në KSHZ.
“Dhe përkundër asaj se sipas Kodit Zgjedhor është saktësisht e parashikuar se kujt i takon anëtari në KSHZ realisht ata e kanë sabotuar. Si masë që t’i nxisim për të reflektuar u thamë që do t’i ndërpresim gjitha aktivitetet në kuvendin republikan që ata të reflektojnë dhe ta rimendojnë qasjen e tillë se si e shkelin Kodin Zgjedhor megjithatë atyre nuk u ka bërë fare përshtypje andaj opozita shqiptare, LEN vazhdon të mos jetë e punimeve në kuvend, rrjedhimisht as dej nuk ka qenë pjesëmarrëse në seancën e votimit të qeverisë”, deklaroi Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *