Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në Intervistën e ditës të Alsat-M komentoi ndryshimet kushtetuese dhe përkrahjen e BDI-së në lidhje me këtë temë.
Ibrahimi theksoi se BDI-ja nuk ka zbuluar ujin e ngrohtë me atë që përkrah ndryshimet kushtetuese, pasi që nuk ka shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që nuk është që procesi i eurointegrimit të vendit të zhbllokohet.
“Nuk është ndonjë risi shumë e madhe që dikush thotë se po i mbështet ndryshimet kushtetuese. Edhe ne duke qenë në opozitë para 7-8 muajve e kemi thënë të njëjtën se jemi të gatshëm t`i mbështesim ndryshimet kushtetuese. Nuk është se BDI-ja po bënë ndonjë zbulim senzacional se ajo po i mbështet ndryshimet kushtetuese. Të gjithë shqiptarët, të gjitha forcat politike shqiptare i mbështesin ndryshimet kushtetuese që kanë për qëllim zhbllokimin e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian. Ne si VLEN, më saktë edhe Alternativa e ka ministrin për integrime evropiane jemi të informuar burimisht me rrjedhën e këtij procesi. Nuk është se ka refuzim nga ana e qeverisë në këtë rast nga ana e VMRO-DPMNE-së për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Ajo çfarë është diskutuar edhe në Berlin e që besoj se do të diskutohet edhe ditëve në vijim është a mund të gjenden mekanizma që do të sigurojnë se pas këtyre ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë bllokime të tjera nga anëtarët e tjera të BE-së. Kjo nuk nënkupton se dikush duhet të jap një garancë me shkrim, por nënkupton që duhet të sigurohet si proces që të mos ketë mundësi të bllokohet prapë nga ndonjë anëtarë i Bashkimit Evropian”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *