Vet fakti se dikujt në këtë shtet, në këtë rast partive të pushtetit, BDI, LSDM dhe ASH, ju shkon mendja se Evropa bëhet duke rikthye Nikolla Gruevskin, flet për atë se çfarë pushteti antievropian janë ata. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin “10 minuta” në TV21.
“Si mundet dikush i cili është në listën e zezë amerikane me një mal të akuzave për krime, me plot veprave të shqiptuara për korrupsion dhe krime të përdoret si mjet që të arrihet integrimi evropian”, deklaroi Ibrahimi.
Më këtë veprim, tha Ibrahimi, partitë në pushtet tregojnë se nuk e kanë fare mendjen te integrimi por se si edhe njëherë ta fitojnë pushtetin për shkak bizneseve të larta që i kanë të tipit të kazinove, soravijës, përqindjeve nga korridoret dhe të tjera.
“Deputetët e opozitës shqiptare nuk i bëjnë bashkë duart me deputetët e Nikolla Gruevskit që të votohet integrimi evropian. Bile do të isha habitur shumë a ka deputetët shqiptarë të parlamentit që janë të gatshëm t’i ngjisin duart bashkë me deputetët të Nikolla Gruevskit që të bëhet integrimi evropian”, u shpreh Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *