Kryetari i Alternativës Zekiqija Ibrahimi ka reaguar pas kritikuave të eksponentëve të BDI-së lidhur me paratë e ndara për komunat shqiptare.
“Mund të ketë dallime në shumat e ndara për Tetovën e Kumanovën, e cila po ashtu është me shumicë shqiptare, por dallimi më i madh është se Soravia as për 22 vjet nuk ka ndarë kaq fonde për komunat shqiptare sa kemi ndarë ne për më pak se 4 muaj qeverisje. Ky është dallimi i vërtetë.
Ndërsa lajmi më i mirë është se vitin tjetër kjo shumë do të jetë shumëfish më e lartë”, ka shkruar Ibrahimi.