Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në Intervistën e ditës të Alsat-M komentoi ligjin e branitellave.
Ai sqaroi se ndryshimet që tash u kërkuan të bëhen nuk do të kalojnë, ndërsa ligjin shqiptarët e kanë peshqesh nga Ali Ahmeti.
“ Ligji për branitellat kaloi në kohën e BDI-së. Më duket se qytetarët nuk e dinë saktë se ligji i branitellave është miratuar në vitin 2002, pastaj në vitin 2003 në qeverinë BDI-LSDM ka pësuar ndryshime. Pastaj ka pësuar ndryshime në vitin 2007. Pastaj ka pësuar ndryshime në vitin 2008. Dhe së fundi edhe gjatë ndryshimit të emrit edhe njëherë është bërë ndryshimi. Kështu që dua të shpjegoj për qytetarët se ligji për branitellat është në funksion dhe si peshqesh nga BDI-ja. Dhe gjithë pjesëmarrësit e luftës së vitit 2001 të ashtuquajturit branitella i gëzojnë të mirat, pensionet, subvencionet, shëndetësinë falas, arsimin falas dhe të mirat që jep shteti për shkak se atë ua ka dhuruar Ali Ahmeti. Ne jemi duke e bllokuar një plotësim ndryshim të ligjit të branitellave. Ligji për branitellat është në funksion se e ka bërë Ali Ahmeti kurse ndryshimi që tash thuhet nuk do të kaloj”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *