Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në intervistën e tij për Click Plus sqaroi se nuk e di saktë numrin e rasteve të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.
Por, ai bazohet në informacionet që i vijnë nga të dhënat publike që iu janë dërguar Prokurorisë, e që flasin për shumë raste korrupsioni për ish funksionar.
“ Sigurisht më shumë se një. Unë nuk mund të paragjykoj se sa është numri shumës prej dy e tutje, por unë besoj se ka shumë. Për shkak se nuk është fushë e imja se nuk jam as në prokurori e as nëpër gjykata, informacionet e mia janë vetëm nga ajo që janë mbledhur si të dhëna dhe iu janë dorëzuar Prokurorisë për plot institucione dhe për plot ish funksionar. E tash sa nga ato të dhëna do të shndërrohen në padi, kjo është cështje që megjithatë duhet të vendoset në Prokurori ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *