Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke e vlerësuar këtë ditë si një moment kremteje dhe reflektimi për të gjithë ata që kanë kontribuar për mirëqenien e kombit shqiptar.

Në mesazhin e tij, Ibrahimi ka theksuar se kjo ditë është një rast për të reflektuar mbi pozitën e shqiptarëve në Europë, Ballkan dhe në vendin tonë, duke vënë në pah afrimin e shqiptarëve si komb me Bashkimin Europian.

“Ne shqiptarët, si komb, jemi më afër se kurdoherë me Bashkimin Europian, ndërsa në vendin tonë janë pikërisht shqiptarët që janë flamurë të këtij integrimi,” ka deklaruar ai.

Ibrahimi ka shprehur besimin se e ardhmja i përket shqiptarëve në një botë të re, të integruar dhe të zhvilluar, duke uruar që shqiptarët të jenë flamurtarë të paqes, prosperitetit dhe mirëqenies në rajon dhe në vendin tonë.

Mesazhi i tij përfundon me urimin për një jetë shqiptare plot suksese dhe arritje, duke theksuar simbolikën e flamurit kombëtar si përfaqësues të këtyre idealeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *