Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar heshtjen e analistëve të Tiranës dhe Prishtinës, për futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.
“Çudi si kanë heshtur €analistat e Tiranës e të Prishtinës.
Ata që dikur “magjepseshin” me suksesin e Soravisë, tash, kur ajo parti e ka emrin Non Grata, kur ish zëvendëskryeministri i saj është në listën e zezë amerikane dhe është në kërkim të Interpolit, ndërsa “Abazi” vazhdon të kërkojë gjithandej çelësa për t’ia hapur ndonjë derë për t’ia mbathur sa më larg, ata merren me temat e kujdesit për balenat në polin e veriut dhe bëjnë të shurdhëtin.
Kaq prej mbështetjes së tyre për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *