Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës në intervistën e tij për Click Plus theksoi se beson se BDI-ja është duke e kërkuar destabilizimin. Arsyeja pse BDI-ja po e kërkon këtë gjë, është se e kanë tejet të vështirë qëndrimin në opozitë pas dy dekadave në pushtet.
Sipas tij, njëra prej mënyrave se si BDI-ja dëshiron që ta arrije destabilizimi është përmes Gjykatës Kushtetuese, ku përbërja e saj është e votuar në kohën e tyre.
“ Ne e dimë që ata e kanë shumë të vështirë që të rrinë në opozitë. Dhe kjo është një tmerr për njerëzit që kanë qenë dy dekada në pushtet, është vështirë të rrinë në opozitë. Ata kanë pasur edhe deklarime publike se mund të destabilizohet vendi nëse ata nuk janë në Qeveri. Nuk e kanë thënë në mënyrë taksative, por po ua them saktë si kanë thënë, sipas tyre nëse nuk respektohet legjitimiteti i votës shqiptare, kjo mund të shkaktoje destabilizim. Dhe ne kemi thënë se ata nuk janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve. Fjala destabilizim është fjalë që e kanë thënë ata dhe nuk e tham e nuk e shpikëm ne. Dhe kur pastaj e ke Gjykatën Kushtetuese, e cila është e votuar në kohën e qeverisjes së tyre le për të besuar se kjo është njëra prej mënyrave se si ata duan të shkaktojnë destabilizim ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *